Sot në orën 19:30 Ferencvarosh – Partizani
Partizani zbret sot në orën 19:30 në fushën e lojës për sfidën e kthimit kundër Ferencvarosh në Ligën e Kampioneve.
Barazimi 1 – 1 në ndeshjen e parë të luajtur në “Elbasan Arena” nuk i bën favoritë të besuarit e Adolfo Sormanit, por teknikun nuk e tremb aspak tranferta hungareze.
Të sigurt të kualfikimi janë hungarezët. Mbi të gjithë trajneri Tomas Doll, i cili është shprehur se skuadra është përgatitur të fitojë përpara tifozerisë së saj.
Megjithëse disa prej lojtarëve titullarë kanë pasur probleme fizike gjatë ditëve të fundit Sormani nuk do të ndryshojë formacionin nga sfida e parë.
I vetmi në dyshim është Emiljano Vila, teksa për mesfushorin do të vendoset vetëm përpara ndeshjes.
Tv Klan