Nanta i kërkon Lorik Canës të kthehet në stërvitje
Pas përfundimit të Euro 2016 la të kuptohej se aventura e tij te Nanta kishte përfunduar. Por e ardhmja e Lorik Canës vazhdon të jetë në dyshim, aq më shumë pas lajmeve të fundit që raportojnë mediat franceze.
Duke iu referuar atyre, kapiteni i Kombëtares shqiptare pritet të kthehet sërish te skuadra e tij, të paktën deri sa të marrë një vendim përfundimtar për karrierën e tij.
Sipas mediave franceze, klubi i ka kërkuar futbollistit të bashkohet me ekipin, që po përgatitet për sezonin e ardhshëm në Ligën 1.
Vetë Cana e ka pranuar thirrjen dhe do të nisë stërvitjen javën e ardhshme. Ky vendim por edhe fakti që mbrojtësi ka një kontratë deri në vitin 2017 me Nantën, nuk do të thotë se ai do të vazhdojë të luajë deri në fund me skuadrën franceze.
Lorik Cana do të presë deri në fund të merkatos për oferta të mundshme nga skuadra të tjera dhe më pas do të vendosë përfundimisht në lidhje me të ardhmen e tij. /TV KLAN