Qëllohet me armë policia, 1 efektiv i plagosur. Kapen babë e bir
Një efektiv i Policisë së Shtetit ka mbetur i plagosur, gjatë një operacioni për asgjësimin e kanabisit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Memaliaj.
Sipas policisë në pranga kanë përfunduar babë e bir, ndërsa janë asgjësuar rreth 1300 bimë kanabis. Të arrestuarit janë Luan Shyti, 47 vjeç dhe djali i tij Halil, 21 vjeç.
Ata u kapën në parcelat e mbjella me kanabis lagjen Llakaj. Në momentin që Shërbimet e policisë kanë shkuar për të asgjësuar bimët narkotike 21-vjeçari ka qëlluar me një armë gjahu teke të cilën e mbante pa leje në drejtim të punonjësve të policisë,ku ka mbetur i dëmtuar punonjësi i policisë A.H.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatua dhe një kabull me anë të të cilit vidhej energji elektrike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet edhe një armë gjahu tjetër pa leje.
/tvklan.al