Partizanin kualifikohet për turin e ardhshëm të Champions League
Partizani është kualifikuar me anë të penalltive, (1-3)për turin e ardhshëm të Champions League.
Koha e rregullt kundër kampionëve hungarezë të Ferencvaros ka përfunduar në barazimin 1-1, në sfidën e luajtur në Budapest dhe kanë qenë gjuajtjet nga 11 metërshi, që kanë vendosur fatin e ndeshjes.
Fillimisht në avantazh kaloi skuadra vendase me një gol që u shënua me 11-metërsh nga Zoltan Gera, në minutën e 14-të.
Pas disa rasteve të tjera të të kuqve, në minutën e 40-të, erdhi goli që rihapi kualifikimin. Një harkim nga e djathta i Ibrahimit, gjeti të papërgatitur mbrojtjen vendase dhe Hysing devijoi topin në portën e tij.
Ndeshja ishte për raundin e dytë eliminator të Champions League. Partizani barazoi 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Elbasan Arena”.
Të kuqtë e nisën në Europa League aventurën europiane, por kaluan në kompeticionin kryesor të UEFA-s, pas dënimit të Skënderbeut nga gjykata e arbitrazhit sportiv në Lozanë.
Tv Klan