Deputeti i PD në Komisionin e Reformës: Shokët e Partisë janë fshehur
Gent Strazimiri, deputeti i PD, ka publikuar një status në Facebook, ku shkruan se ende janë në pritje që të mblidhet Komisioni i Reformës në Drejtësi, duke shkruar me ironi se po presin shokët e Partisë që janë fshehur dhe nuk përgjigjen:
“LIVE nga salla e Komisionit të Reformës në Drejtësi:
Nata ra' siç e pata merakun.... Dhe, siç ia pata frikën pak orë më parë, po presim në Kuvend të mblidhet Komisioni i Posaçëm për të përfshirë në draft marrëveshjen e arritur pak orë më parë, se ndryshe nuk miratohet dot në seancën e nesërme...
Shokët e Partisë janë fshehur dhe nuk përgjigjen...
Mjerot anembanë kanë marrë porosi të raportojnë se ç'po bisedohet në ... mbledhjen që ende s'po mblidhet.... “
, shkruan Strazimit ne statusin e tij./tvklan.al