Berisha: Rama kërkon zgjedhje të parakohshme, por bëhen vetëm me qeveri teknike
Ish-Kryeministri Berisha fajësoi Kryeministrin Rama për prishjen e dakordësisë së arritur një ditë më parë, për miratimin me konsensus të Reformës në Drejtësi. Sipas tij është kreu i qeverisë që ka shkelur marrëveshjen për formulën e zgjedhjes së organeve të reja të drejtësisë.
Berisha foli për një skenar të Edi Ramës që sipas tij, synon krijimin e një qeverie të re për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Për ish-Kryeministrin në rast se reforma dështon zgjidhja është krijimi i një qeverie teknike që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.
Tv Klan