Ndërkombëtarët sjellin propozimin e ri për drejtësinë, Fleckenstein: Votojeni!
Ndërkombëtarët duket se kanë hartuar një propozim të ri, sa i përket reformës në drejtësi, pas prishjes së marrëveshjes politike mbrëmjen ditës së mërkurë.
Lajmin e jep raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.
Në një postim në rrjetin social Twitter, ai shkruan: “ Propozimin e fundit e keni mbi tavolinë. Këshilla ime: Jepuni fund diskutimeve, votojeni”.
Gjatë ditës së djeshme Partia Demokratike kërkoi të rinegociohej për Këshillin e Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, gjë që nuk u pranua nga Partia Socialiste.
/tvklan.al