Atletët rusë nuk do të marrin pjesë në Olimpiadë
Atletët rusë nuk do të marrin pjesë në Olimpiadën e Rios. Vendimi u dha nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, pas ankesës së Komitetit Olimpik të Rusisë. Fillimisht, atletët rusë ishin dënuar me përjashtim nga ana e Federatës Botërore të Atletikës pasi u akuzuan se ishin pjesë e një programi dopingu të sponsorizuar nga shteti.
Rusia do të marrë pjesë në lojërat olimpike në Rio de Zhaneiro, por nuk do të mund të garojë në disiplinat e atletikës. Në total janë 68 atletë rusë të përjashtuar, ndonëse disa prej tyre mund të garojnë edhe si neutralë, jo duke përfaqësuar Rusinë. Rusia reagoi pas vendimit duke u shprehur se nuk mund të ketë dënim kolektiv për përgjegjësi individuale.
Tv Klan