Kukësi eliminohet nga Europa League
Kukësi i thotë lamtumirë Ligës së Europës pas humbjes së thellë 4-1 kundër Austrisë së Vienës.
Në “Elbasan Arena” shpresat e skuadrës së drejtuar nga Hasan Lika për të kthyer humbjen 1-0 të sfidës së parë do të shuheshin shpejt pas golit të Kajode në minutën e 16-të.
Me rikthimin në fushë austriakët do të vrisnin sfidën me golin e dytë.
Kajode gjeti sërish rrugën e rrjetës për të vulosur kualfikimin e skuadrës së tij.
Kukësi vuan presionin e rezultatit, por nuk arrin të ndalojë rivalët që thellojnë më tej avantazhin e tyre me një eurogol të Holzhauzer.
Të dorëzuar edhe tifozët kuksianë që largohen përpara kohe nga stadium, duke humbur atë që mund të quhet goli i nderit për formacionin shqiptar të shënuar nga Hallaçi.
Do të ishte një humbje e pranueshme, nëse do të mbyllej me kaq, por në minutën e katërt shtesë eliminimi nga Liga e Europës do të bëhej edhe më i hidhur për Kukësin, pasi Hartshiko vulosi rezultatin e ndeshjes me golin e katërt të Austrisë së Vienës, që vazhdon aventurën e saj në këtë kompeticion.
Jashtë turneut mbetet skuadra kukësiane që tani duhet të mendojë vetëm për sezonin e ardhshëm në Superligë.
Tv Klan