Tahiri: Frikë se mos kemi edhe surpriza


Tahiri: Frikë se mos kemi edhe surpriza

22:30 21/07/2016

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ftuar po ashtu në studion e emisionit “Opinion” në Televizionin Klan ka thënë se mazhoranca ka kërkuar gjithmonë opozitës konsensusin për reformën në drejtësi.

“PS ka kërkuar dhe ka lënë hapësirë për konsensus, duke ftuar të gjitha forcat politike për të pasur një reformë konsensuale. Kemi theksuar nevojën për tu rakorduar me ekspertët vendas dhe ndërkombëtar. Kjo e bën procesin transparent, kemi lënë vend për opozitën. Kjo ka limitet veta. Nuk mund të gjesh konsensus me një palë që refuzon gjithmonë konsesnsuin. Ne si koalicion e kemi kërkuar gjithmonë”, deklaroi Tahiri.

Ministri i Brendshëm hodhi madje edhe dyshime se mund të ketë surpriza, pavarësisht arritjes së marrëveshjes së dytë me partive politike për reformën në drejtësi. “Frikë se mos kemi edhe surpriza”, tha Tahiri, duke theksuar me shaka se “nuk ka bërë përgjime”. Edhe ai theksoi se mos koalicionit qeverisën nuk ka një krisje.

Bregu: Kërkova votimin pro që PD të mos merrte kosto

Më herët deputetja Majlinda Bregu, në një lidhje Kuvendi ka thënë se deklarata e saj, pro reformës, nuk ka qenë një deklaratë kundër linjës së PD-së, sepse partia do ta votonte reformën.

“I kam qëndruar kësaj deklarate deri në fund, duke kërkuar një zgjidhje që PD të mos merrte koston e pamerituar si një parti që po votonte kundër integrimit të Shqipërisë në BE. Nuk kam patur dyshimin se Partia Demokratike nuk do të votonte pro reformës. Nëse bindja dhe thirrja ime e ndryshueshme se vota kundër reformës është kundër partisë demokratike, nëse kjo ka ndikuar ndokënd sadopak, atëherë kam arsye për tu ndjerë mirë”, deklaroi Bregu.

/tvklan.al






Të ngjashme