Zgjidhja e çudishme kundër pickimit të mushkonjave
Nëse jeni të lodhur nga produktet me kimikate që përdorni kundër pickimit të mushkonjave dhe doni që të keni një zgjidhje më natyrale, fjetja dhe mbajtja pranë e një pule mund tju ndihmojë.
Shkenctarë kanë zbuluar që era e këtyre shpendëve tërbon insektet që thithin gjak. Mund të duket e çudishme, por kjo metodë mund të shpëtojë jetën e 3.2 miliard njerëzve në rrezik nga malaria. Për të provuar këtë gjë ata fjetën në shtretër të mbuluar me rrjeta kundër mushkonjave dhe panë që insektet nuk u afruan në dhomën ku qëndronte një pulë në kafaz, apo ku kishte gjendeshin puplat e tyre. Ky zbulim i botuar në “Malaria Journal”, krijon shpresë për zhvillimin e metodave të reja kundër mushkonjave veçanërisht atyre që janë përhapëse të malarias. Kërkuesit zbuluan se Anopheles arabiensis – një ndër speciet kryesore që përhapin këtë sëmundje në Afrikë, i evitojnë pulat, ndërsa janë tendencë që të pickojnë njerëzit dhe kafshë si, dele dhe dhi./tvklan.al