Zbulohet parcela me kanabis, autorët ia mbathin


Zbulohet parcela me kanabis, autorët ia mbathin

11:28 23/07/2016

Rreth 1600 bimë kanabis janë asgjësuar nga policia në Kolonjë. Lënda narkotike është gjetur nga policinë në fshatin Piskal, në vendin e quajtur “Arat e mullirit”.

Të gjitha rrënjët janë asgjësuar me anë të djegies. Por si në shumë raste, edhe në këtë operacion autorët kanë pikasur policinë dhe janë larguar. Efektivët kanë gjetur afër parcela një çadër ku rinin autorët.

Aty është gjetur një armë automatik model 56, me një krehër me 26 fishekë.

/tvklan.al

arma





Të ngjashme