Fluks në pikën kufitare të Morinës, mbi 20 mijë kosovarë drejt bregdetit
Situata ka qenë e mbingarkuar, në orët e para të ditës së shtunë, në pikën kufitare të Morinës. Radha e automjeteve që vinin nga Kosova për të hyrë në Shqipëri ishte disa kilometra.
Kështu që prej orës 2:00, të së shtunës mbi 20 mijë persona dhe 100 autobusë pas kalimit në doganë i janë drejtuar bregdetit shqiptar
Ndryshe nga vitet e kaluara ku destinacion kryesor ka qenë Durrësi, këtë vit shumë pushues nga Kosova i janë drejtuar Shëngjinit.
Për të shmangur radhët e gjata dhe fluksin e udhëtarëve, autoritetet doganore të Shqipërisë e Kosovës po punojnë me kapacitet të plotë dhe me një sportel të përbashkët./TV KLAN