Luiza Gega mban flamurin kuqezi në Rio


Luiza Gega mban flamurin kuqezi në Rio

16:40 23/07/2016

Luiza Gega do të mbajë flamurin shqiptar në ceremoninë e hapjes të Lojrave Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.

Nënkampiones së Europës në garën e 3 mijë metrave me pengesa, iu dorëzua flamuri kuqezi nga Ministrja e Sportit, Lindita Nikolla, në ceremoninë e veçantë të organizuar nga Komiteti Olimpik Shqiptar.

Shqipëria do të përfaqësohet me vetëm pesë sportistë në Lojrat Olimpike, që nisin më 5 Gusht, në Rio De Zhaneiro.

Përveç Luiza Gegës, në atletikë garon edhe Izmir Smajlaj, me dy notarët, Sidni Hoxha e Nikol Merizaj, si dhe peshëngritësi Briken Calja.

Tv Klan






Të ngjashme