Pushuesit vuajnë trafikun në Vlorë
Kjo është pamja që ofron këtë të shtunë segmenti nga Lungomare deri në zonën e Ujit të Ftohtë.
Pushuesit janë përballur me një trafik të rënduar. Shqetësimin e drejtuesve të automjeteve nuk po e zgjidh dot as prania e policisë në rrugë.
Për të shkuar në destinacionin e tyre u duhet një kohë e gjatë. Përveç fluksit të pushuesve, problemet në trafik vijnë edhe nga punimet që po bëhen në Lungomare.
Tv Klan