Masakra në Mynih, Gjermania kërkon ashpërsim të ligjeve për armëmbatjen


Masakra në Mynih, Gjermania kërkon ashpërsim të ligjeve për armëmbatjen

14:30 24/07/2016

Politikanët gjermanë kanë bërë thirrje për të shtrënguar kontrollet për shitjen e armëve si kundërpërgjigje ndaj masakrës së të premtes në Mynih, ku humbën jetën 9 persona, 3 prej të cilëve të rinj shqiptare nga Kosova.

Zëvendës-kancelari, Sigmar Gabriel ka thënë se çdo gjë që është e mundur për të limituar posedimin e armëve vdekjeprurëse.

Ali David Sonboly, qëlloi për vdekje 9 persona përpara se të vriste veten.

Ai posedonte një pistoletë dhe më shumë se 300 plumba. Ministri i Brendshëm Thomas De Maiziere, i cili vizitoi vendin e ngjarjes, tha se planifikon që të rishikojë ligjin e armëve.

Në Mynih vazhdon nderimi i viktimave, 7 prej të cilëve ishin adoleshentë.

27 persona mbetën të plagosur nga kjo ngjarje, 10 prej tyre në gjendje kritike për jetën, si pasjoë e sulmit në qëndrën më të madhe tregtare në Bavari.

Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë për të limituar dhe shtrënguar aksesin për posedimin e armëve vdekjeprurëse

”, u shpreh Gabriel, i cili drejton partinë e re të koalicionit qeverisës, qendrën e majtë të Social Demokratëve.

Ai theksoi se autoritetet po hetojnë se si Sonoboly ka arritur që të marrë një armë pavarësisht problemeve të theksuara psikologjike që kishte shfaqur.

Gjermania ka në fuqi ligjet më strikte të kontrollit të armëve në botë. Blerësit më të rinj se 25 vjeç duhet të marrin vlerësimin e një psikiatri përpara se të aplikojnë për marrjen e një arme. Armët automatike nuk shiten në treg.

Tv Klan






Të ngjashme