Klubet shqiptare nën akuzë për trukim ndeshjesh. “Federbet”: Të përfshirë, Flamurtari e Laçi


Klubet shqiptare nën akuzë për trukim ndeshjesh. “Federbet”: Të përfshirë, Flamurtari e Laçi

13:31 24/07/2016

Skënderbeu nuk mund të quhet vetëm një rast i trukimit të ndeshjeve nga radhët e ekipeve shqiptare.

Nga Italia, Françesko Baranka, sekretari i federatës Federbet, agjenci që merret me gjetjen dhe parandalimin e trukimit të ndeshjeve, e drejton gishtin ndaj dy ekipeve te tjera të  Superliges.

Duke folur për gazetën italiane, “

Il Fato Kuotidiano

”, ai tha se gjendja në futbollin e Shqipërisë është e rëndë.

Zyrtari i “Federbet” mendon se e trukuar është ndeshja e kampionatit, mes Laçit dhe Flamurtarit.

Bëhet fjalë për përballjen e fazës së fundit në Kurbin, fituar 2-1 nga vlonjatët.

Nga UEFA nuk ka ndonjë procedurë të hapur për akuzat e artikuluara nga “Federbet”.

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka reaguar që nga Turqia duke i quajtur këto akuza si goditje e qëllimshme e atyre që nuk ia duan të mirën skuadrës nga Vlora.

Gjithsesi, “Federbet” ka një raport më të gjerë për Superligën tonë.

Sipas agjencisë së krijuar nga kazinotë dhe kompanitë europiane të basteve, kampionati shqiptar është një nga ato liga ku është e pamundur që ndeshjet të përfshihen në skedinat normale.

Dyshimet janë për ndeshje të luajtura të luajtura në Ligën e Europës në verën e dy viteve më parë, si ato të Laçit ndaj sllovenëve të Velenjes dhe ukrainasve të Zorias së Luhanskut, me rezultat 1-1 e 0-3.

Po ashtu, në të njëjtën periudhë, dyshim ka për ndeshjen e Ligës së Europës mes Flamurtarit dhe Bolnisit të Gjeorgjisë, që përfundoi 1-2.

Tv Klan






Të ngjashme