Trafikonin 19 afganë drejt Malit të Zi, arrestohet i shpalluri në kërkim
Policia ka mundur të arrestojë sot në qytetin e Tiranës, Robert Medha, 27 vjeç, person i shpallur në kërkim ditën e djeshme në kuandër të operacionit “STOP”, në zhvilluar nga specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve e Narkotikëve në policinë e Shkodrës.
27-vjeçari së bashku me Kushtrim Brahaj edhe ky nga Tirana, kanë tentuar që të kalojnë ilegalisht kundrejt shumave të mëdha të parave 19 shtetas afganë, drejt Malit të Zi.
Për dy bashkëpuntorët materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprën penale, “Ndihmës së kalimit të paligjshëm të kufijve”./tvklan.al