Një kasetofon alarmoi autoritetet në Milano


Një kasetofon alarmoi autoritetet në Milano

20:00 25/07/2016

Pakoja e dyshimtë e vendosur në stacionin e metrosë në Milano që vuri në alarm autoritetet përmbante një kasetofon. Pajisja kishte një bateri 12 volt dhe ishte e vendosur brenda një kutie druri rreth 30 cm e gjatë, prej së cilës dilnin fije elektrike.

Pas hetimeve u zbulua se pakoja e dyshimtë nuk përmbante eksploziv, por gjithashtu kjo nuk u konsiderua si diçka normale që mund të ishte harruar nga ndonjë kalimtar.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano, tha se qëllimi mbase mund të kishte qenë për të alarmuar, por nuk ishte i dëmshëm. Ndërsa shtoi se janë duke u shqyrtuar pamjet e kamerave të sigurisë për të parë se kush e kishte lënë atë.

Pakoja u aktivizua nga një distancë, por nuk përmbante lëndë plasëse.

Alarmi për bombë rreth orës 16:55 të ditës së sotme bëri që të mbylleshin dy linja metroje për çështje sigurie. Forca të shumta policie u vunë në lëvizje duke bërë evakuimin e qytetarëve./tvklan.al






Të ngjashme