Zjarri me dy të vdekur në spitalin privat, arrestohet 57-vjeçari
Policia e Tiranës ka arrestuar 57-vjeçarin, Lefter Canaj, i cili një ditë më parë shkaktoi zjarrin në spitalin privat, duke iu marrë jetën dy pacienteve.
Gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:00, 57-vjeçari pasi ka mbaruar mjekimin tek pavioni i Hemo-dializës ka shkuar tek dhoma e 38-vjeçarit D. Saraçi. Canaj, sipas policisë, ka pasur një shishe me benzinë, të cilën ia ka hedhur në të gjithë trupin 38-vjeçarit D. Saraçi, i cili ishte duke marrë mjekim në krevat dhe më pas i ka vënë flakën. Flakët kanë përfshirë të gjithë pavionin e Hemo0dializës, të spitalit privat. Nga flakët e shumta dhe tymi i madh në këtë ambient kanë gjetur vdekjen: Sanije Sulaj, 65 vjeçe dhe Anife Mali, 55 vjeçe. Gjithashtu si pasojë e këtij zjarri kanë mbetur të dëmtuar edhe 38-vjeçari D. Saraçi, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën si dhe 34-vjeçari S. B. Sipas policisë ende nuk dihet shkaku që Lefter Canaj ka bërë këtë veprim./tvklan.al