Foto/Do të hanit ndonjëherë në një restorant si ky?
Një restorant me një temë të çuditshme, për shumë njerëz dhe të neveritshme, është hapur në Indonezi.
'Jamban Cafe' frymëzohet nga tematika e tualetit dhe i ofron njerëzve qofte që notojnë në ujë dhe pije të servirura në disa pjatanca, që janë në formën e WC. Ndoshta nuk është ideja më gjeniale, por duket se njerëzit janë tunduar që ta provojnë këtë restorant ku gjithçka duket si tualet, majde edhe karriget. Edhe pse pronarët e tij shpjegojnë se vendi është i pastër dhe higjenik, vijojnë diskutimet dhe kritikat ndaj këtij dhe mënyrës së si ushqime dhe pijet serviren në të dhe për pastërtinë e tij./tvklan.al