
Foto/ Arrestohet shqiptari në Serbi, u kap me 6 kg kokainë e arsenal armësh
Një shqiptar 47-vjeçar është arrestuar nga policia serbe në pikën kufitare të Horgos, që lidh Serbinë me Hungarinë. Në pranga, sipas televizionit Tanjug, ka përfunduar shqiptari me inicialet S. M.
Në automjetin “Nisan Almera”, që udhëtonte shqiptari është gjetur drogë, arsenal armësh dhe disa mijë euro.
Sipas Ministrisë së Brendshme Serbe shqiptarit i janë sekuestruar një pistoletë, një revolver, dy silenciatorë si dhe disa plumba. Po ashtu 47-vjeçari shqiptar kishte në makinë rreth 6 kg kokainë, si dhe disa pilula ekstazi.
Shqiptari me inicialet S. M. kishte me vete edhe 31,000 euro. E gjithë ngarkesa ishte futur në një vend të posaçëm që ishte bërë tek automjeti “Nisan Almera”, në pjesën e timonit.
/tvklan.al