Bien në kontakt me rrymën elektrike, plagosen dy të rinj
Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pasi teksa punonin kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Sektor Hamallaj të Durrësit.
Dy të rinjtë me iniciale O.B.15 vjeç dhe L.Gj. 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, kanë mbetur të plagosur teksa ishin duke punuar (vendosur ulluqe) në lokalin Bar-Kafe të shtetasit F.H.
Për pasojë, 15-vjeçari O.B. ndodhet në Spitalin Nënë Tereza Tiranë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa L.Gj. ndodhet në reanimacion.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al