Me pistoletë pa leje në çantë, i riu plagoset nga pakujdesia


Me pistoletë pa leje në çantë, i riu plagoset nga pakujdesia

10:15 29/07/2016

Një i ri është vetëplagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kodër”, në Shijak. Denis Shahini mbante në çantën e krahut një pistoletë të llojit TT, madje dhe me “plumb në gojë”.

Nga pakujdesia, duke qëndruar i ulur, i është shkrepur pistoleta duke e plagosur. Policia ka marrë informacione pasi 27-vjeçari ka shkuar në spital. Nga verifikimet e policisë ka rezultuar se arma e zjarrit ishte pa leje.

Për këtë policia ka arrestuar 27-vjeçarin, ndërsa si provë materiale ka sekuestruar: pistoletën e llojit TT, 1 krehër me 6 fishekë; 1 gëzhojë e plasur, e cila gjendet në folenë e fishekut dhe 1 telefon celular./tvklan.al






Të ngjashme