Basha: Rama kërkon të heqë vëmendjen nga kriza
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Rama se po mundohet të heqë vëmendjen nga situata e rëndë ekonomikë, duke iu rikthyer konfliktit politik.
Përmes një deklarate për shtyp, ai thotë se të dhënat e fundit zyrtare, për 6 – mujorin e parë të këtij viti, flasin për thellim të krizës ekonomike në vend, si pasojë e keqqeverisjes.
Sipas Bashës, konsumi dhe prodhimi në vend kanë rënë, defiçiti tregtar rezulton të jetë 14.4% me i lartë sesa në Qershorin e një viti më parë, ndërsa fuqia blerëse është në kuotat më të ulëta historike, për shkak të varfërisë, papunësisë e mungesës së të ardhurave.
I njëjti tregues në përkeqësim, sipas kreut të demokratëve është shënuar edhe tek eksportet.
Basha thotë se thellimi i krizës ekonomike në vend ka ardhur si pasojë e taksave të larta, nivelit të lartë të korrupsionit dhe klimës armiqësore ndaj biznesit.
Tv Klan