Rrezatimi shkaktoi probleme të zemrës për astronautët e “Apollo”


Rrezatimi shkaktoi probleme të zemrës për astronautët e “Apollo”

11:35 29/07/2016

Astronautët  e misionit “Apollo” janë njerëzit e parë që shkuan në Hënë duke ndërmarrë një hap gjigand për njerëzimin.

Por, rrezatimi në hapësirë për astronautët që lanë tokën, ka sjellë probleme me zemrën e tyre, sipas një studimi të ri të publikuar të enjten në revistën Science.

Numri i vdekjeve për shkak të sëmundjeve të zemrës në mesin e astronautëve hënor të misionit Apollo është gati 5 herë më i madh se ai i astronautëve të cilët kurrë nuk kanë qenë me misione në hapësirë, kanë zbuluar studiuesit nga Universiteti i Florida-s.

Duke i krahasuar me astronautët të cilët kanë lëvizur vetëm në orbitën më të ulët të tokës (LEO), rreziku i prekjes nga sëmundjet e zemrës për astronautët e Apollo është katër herë më i lartë.

Ndryshe nga astronautët në misionet e tjera të hapësirës, astronautët e Apollo janë njerëzit e vetëm që kanë udhëtuar jashtë fushës magnetike të tokës që i mbron nga rrezatimi dhe në hapësirën e thellë.

“Ne ndoshta e kemi nënvlerësuar ndikimin e rrezatimit në hapësirë, jo vetëm për sëmundjet kardiovaskulare, por për shëndetin në përgjithësi”,

ka thënë një autor i studimit, Dr. Michael Delp i Universitetit të Florida-s.

Apollo ishte një program i realizuar nga NASA që ka bërë në total 11 fluturime në hapësirë në periudhën 1968-1972, gjashtë prej tyre në Hënë.

Dymbëdhjetë burra, duke përfshirë Neil Armstrong dhe Edwin E. “Buzz” Aldrin, kanë zbritur në Hënë.

Programi Apollo, më saktësisht zbritjet në Hënë, konsiderohet shpesh si arritja më e madhe e historisë së njerëzimit./tvklan.al






Të ngjashme