Pyetjet më çmendura që bëhen në Google
Shpesh herë temat për të cila pyesim në Google nuk janë gjithmonë të lehta për të kuptuar, por ka nga ata persona që në motorin e kërkimit bëjnë pyetje nga më absurdet.
Në një përmbledhje të bërë nga faqja Digitaloft, duke përdorur Google Autocomplete dhe Keyword Planner Tool, ja cilat kanë rezultuar pyetjet më të çmendura që i bëhen Google-it.
- “A jam shtatzënë? “
Besojeni apo jo, kjo pyetje bëhet 90.500 herë në muaj.
- Si të kthehem në shtëpi?
Njerëzit pyesin Google-in, 49.500 herë në muaj për këtë çështje.
- “A janë të vërtetë alienët?
49.500 njerëz në muaj janë të uritur për të ditur këtë gjë.
- “Kur do të vdes?”
Rreth 49.500 kërkon përgjigje nga Google për fundin e jetës së tyre.
- A kanë burrat thithka?
Ja që 22.200 njerëz çdo muaj humbasin kohën e tyre mbi këtë çështje.
- A kanë pinguinë gjunjë?
Me interval prej 18.100 njerëz në muaj, lind pyetja a ka vërtet kaq shumë rëndësi?
- A djerësijnë derrat?
Me shumë mundësi ajo që i shtyn për të bërë këtë pyetje është krahasimi që bëhet shpesh për njerëzit që djerësijnë shumë. 8100 njerëz në muaj pyesin Google për këtë gjë.
- “A jam psikopat?”
Nëse bën të tilla pyetje, ndoshta duhet të fillosh të mendosh se je vërtet i tillë. 5400 veta në muaj, pyesin Dr. Google për këtë gjë.
9.Kanë burrat perioda?
Duket se 3600 njerëz në muaj nuk i kanë kushtuar aspak rëndësi orës së biologjisë.
10.Përse shefi im më urren?
170 njerëz në muaj pyesin në Google, për këtë çështje. Më e mira është që ta pyesni shefin personalisht./tvklan.al