Basha: Rritja e pensioneve, tallje e rëndë e Edi Ramës


Basha: Rritja e pensioneve, tallje e rëndë e Edi Ramës

09:30 30/07/2016

Vendimin më të fundit të qeverisë për indeksimin me 1.6 përqind të pensioneve, Kreu i PD  Lulzim Basha, e ka cilësuar si një tallje të rëndë të Kryeministrit Rama me pensionistët.

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se ky indeksim është një turp i qeverisë në ikje.

“Edi Rama po fryn me pompë vendimin për indeksimin me 1.6 përqind të pensioneve, që në të vërtetë është një tallje e rendë. Një tallje me 635 000 pensionistë, sepse sipas llogarisë për ata në zonat urbane, Edi Rama ka shtuar diku 2300 lekë të vjetra në muaj, ndërsa për ata në fshat 1300 lekë në muaj. Pra një bukë e 100 gram djathë në muaj është bujaria e Edi Ramës ndërkohë që çmimet sipas INSTAT-it qeveritar janë rritur me 4.8% për arsimin me 16.3% për frutat dhe 7.1% për zarzavatet. Ky indeksim është një turp i qeverisë në ikje, një masë e pritur me përbuzje. Çfarë të paguajnë më parë pensionistët me këtë rritje? Çmimin e rritur të energjisë elektrike, të urbanit, apo të barnave skarco të Beqës? Asnjë vendim i tillë qesharak nuk e shpëton Edi Ramën nga pensioni i afërt politik”-

shkruan Basha.

/

tvklan.al






Të ngjashme