Jep dorëheqjen drejtori i TKOB
Ilir Kerni ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Arsyeja e dorëheqjes nuk është bërë ende e ditur.
Disa burime i thanë Televizionit Klan se dorëheqja e tij është pranuar.
Kerni u emërua në këtë detyrë në Tetor të vitit 2013, duke zëvendesuar Zhani Cikon.
Ky post e riktheu atë në Shqipëri pas një mungese 13-vjeçare.
Tv Klan