Video/“Djalli i qiellit” hidhet pa parashutë… nga 7,620 m lartësi
Amerikani Luke Aikins është njeriu i parë në botë që është hedhur nga 7,620 metra lartësi pa parashutë, duke zbritur në tokë shëndoshë e mirë.
Aikins, i cili ka realizuar më shumë se 18 mijë hedhje nga lartësitë e ndërmori aktin e tij tepër guximtar, nga Simi Valley, në jug të Kalifornisë.
Gjatë hedhjes, që zgjati rreth 2 minuta dhe u transmetua drejtpërdrejt në televizion, 42 – vjeçari arriti një shpejtësi prej 193 km/h.
Ai u prit në tokë me brohorima nga spektaktorët që ishin mbledhur për të parë hedhjen e lirë të tij dhe pasi ra në rrjetën që e priste poshtë, përqafoi gruan dhe djalin.
“
Më duket sikur jam ende në ajër, është e pabesueshme”,
tha Aikins për mediat.
42 – vjeçari rrëfeu se kishte qenë fare pranë anullimit të hedhjes sepse e kishin urdhëruar që të vishte një parashutë për siguri dhe kjo do ta kishte bërë zbritjen e tij më të rrezikshme, për shkak të peshës ekstra.
Megjithatë, organizatorët vendosën që të mos ia vishnin parashurën pak minuta përpara hedhjes./tvklan.al