Pranga 48 – vjeçarit, tentoi të grabiste të moshuarin
Policia e Fierit ka ndaluar një 48 – vjeçar, i cili tentoi të grabiste me dhunë një të moshuar.
Në pranga ka rënë Astrit Lika, banues në lagjen “Konferenca e Pezës”.
Sipas policisë, ai i ka marrë me forcë një çantë plastike nga dora dhe ka tentuar t’i marrë një sasi lekësh nga xhepi 65 – vjeçarit A.H.
Gjithashtu, 48 – vjeçari gjatë të shoqërimit ka kudërshtuar duke ushtruar dhunë ndaj punonjësit të policisë./tvklan.al