Komandot në Afganistan kundështojnë taksën progresive
“Morali është përtokë, ndërsa rreziku është i madh, sepse sapo kanë përfunduar zgjedhjet. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga gjeneralët në Tiranë dhe kjo na mërzit”,
ka thënë për gazetën MAPO njëri prej ushtarakëve, i cili ka dashur të mbetet anonim.Ndërsa Instituti i Studimeve të Inteligjencës dhe Sigurisë thotë se kontigjenti nuk u përgjigjet detyrave për të dalë nga baza me forcat amerikane dhe se drejtuesi i kësaj njësie, major A. K nuk është në gjendje ta komandojë atë.Përsa u përket pagesave, Ministria e Mbrojtjes e kontaktuar nga Televizionin Klan, sqaron se “Të gjithë efeketivët e Forcave të Armatosura janë paguar në kohë dhe vijojnë të paguhen siç edhe me ligj u takon. Për herë të parë efektivëve që janë nisur në mision në Janar të vitit 2013 u është dhënë edhe paradhënie të shpërblimit të tyre. Ndërsa pjesa tjetër ashtu siç e parashikon ligji është në process” – thuhet në njoftim.Për shqetësimin që raportohet se komandot kanë në lidhje me taksimin progresiv, Ministria nuk ka asnjë koment.Komandot do të vazhdojnë të preken nga kjo taksë, derisa nga qeveria nuk ka asnjë vendim që i përjashton ata nga kjo skemë.Erjon Todhe