Trazirat në Turqi, ulen deri në 70% ofertat për turistët
Trazirat e fundit në Turqi janë përkthyer në super oferta për turistët, qe zgjedhin të kalojnë pushimet në këto destinacione. Për të mos humbur turistët, ky vend, sipas agjencive turistike ka bërë oferta që nuk janë parë më parë. Ato arrijnë deri në 70% ulje për paketat ultra “all inclusive”.
Sipas agjencive, tensionet e fundit në Turqi nuk kanë sjelle ulje të numrit të prenotimeve drejt këtij destinacioni, por ndryshim në kategorizimin e frekuentuesve.
Destinacionet më të kërkuara për shqiptarët vazhdojnë të jenë Turqia dhe Greqia. Ndërsa për të huajt që vijnë në Shqipëri, dyndje me të mëdha ka në Shëngjin dhe Durrës.
Por çmimet sipas agjencive janë të kripura për shkak të sezonit të kufizuar turistik që ka Shqipëria. Agjencitë turistike shpresojnë se me zgjatjen e sezonit turistik edhe Shqipëria do te sjellë oferta me atraktive për pushuesit.
Çmimet e pafavorshme në Shqipëri, sipas operatorëve turistike janë për faktin që Shqipëria e ka të shtrirë sezonin turistik vetëm në 45 ditë dhe në këtë mënyrë bizneset shfytëzojnë këtë periudhe për të nxjerrë fitimet. /TV KLAN