Rruga e Kombit, investim i lënë përgjysmë. I dorëzohet koncesionarit e papërfunduar


Rruga e Kombit, investim i lënë përgjysmë. I dorëzohet koncesionarit e papërfunduar

15:15 31/07/2016

Punimet për këto ura duhet të kishin përfunduar në shtator të 2015, por Drejtoria e Rrugëve nuk ka bërë asgjë për të përfunduar investimin, para se rruga t’i dorëzohet koncesionarit.

rruga 2

Si të mos mjaftonte lënia në mes e punimeve në këto ura tejet të rëndësishme për autostradën e Kombit, situata paraqitet edhe më e rënduar. Mungesa e mbi kalimeve dhe nënkalimeve në jo pak raste është kthyer burim aksidentesh në këtë aks rrugor.

rruga 3

Problematikës i shtohet edhe mungesa e trafikndarëseve, mbrojtëseve metalike si dhe sinjalistikës së nevojshme, për të cilën drejtoria e rrugëve duhet të ndërhyjë përmes investimeve për të përfunduar punët e lëna në mes apo ato ende të panisura nga ana e saj.

Duke nisur nga viti 2017 për kalimin në Rrugën e Kombit drejtuesit e automjeteve të vogla do të paguajnë një tarifë prej 5 eurosh, ndërsa për kategoritë e tjera te automjeteve ende nuk është përcaktuar se sa do të jetë tarifa. /TV KLAN





Të ngjashme