Kombëtarja miqësore më 31 gusht
Kombëtarja shqiptare e futbollit do ta nisë fushatën për eliminatoret e Kupën e Botës “Rusia 2018”, me një miqësore kundër Marokut.
Ndeshja kundër skuadrës afrikane do të luhet më datë 31 gusht, në stadiumin e ri të Shkodrës. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Ky takim miqësor do t’i shërbejë ekipit kombëtar për përgatitjet në kuadrin e eliminatoreve te Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, ku ndeshjen e parë do ta luajë kundër kombëtares së Maqedonisë, pikërisht në Shkodër.
/tvklan.al