Çifti i të rinjve rrihen barbarisht në publik pas takimit me njëri-tjetrin


Çifti i të rinjve rrihen barbarisht në publik pas takimit me njëri-tjetrin

13:42 01/08/2016

Një vajzë e re dhe një djalë janë rrahur publikisht pas takimit intim që ata patën me njëri-tjetrin.

Kjo ngjarje ka ndodhur në provincën Aceh në Indonezi.

Dy të rinjtë, studentë në universitet, Wahyudi Saputra 23 vjeç dhe Nur Elita, 20 vjeçe u rrahën barbarisht për shkak të veprës penale “khalwat”, duke shkelur kështu ligjin e Sheriatit.

Sipas ligjit, burrat dhe gratë të cilët nuk janë bashkëshortë, nuk u lejohen që të afrohen shumë bashkë dhe dënimi është rrahje në publik.

Pas dënimit vajza është dërguar me ambulancë në spital.

indonezi 3

Katër burra të tjerë janë rrahur publikisht për gjëra ta turpshme dhe lojërat e fatit, të ndaluara këto sipas ligjit islam.

Të gjithë viktimat janë ndëshkuar në oborrin e xhamisë Baiturrahim në Banda Aceh.

indonezi 2

“Merrni këto dënime si një mësim. Çfarë është bërë nga këta të dënuar nuk duhet të merret si një shembull.  Dhe unë shpresoj që dënimi i tyre do të do të jetë i fundit,"

 tha zëvendës Kryetari i Bashkisë , Zainal Arifin.

Aceh është i vetmi rajon në Indonezisë që zbaton këtë sistem të ligjit të Sheriatit dhe e ka bërë këtë që prej vitit 2003 kur i është dhënë autonomi e veçantë.

Ligji i Sheriatit është zbatuar në të gjithë Lindjen e Mesme dhe në territoret e ISIS./tvklan.al





Të ngjashme