Zjarri në burgun e Shënkollit, nis “fshesa”


Zjarri në burgun e Shënkollit, nis “fshesa”

14:19 01/08/2016

Vetëm pak orë pasi njoftoi masa për ata që janë përgjegjës, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka firmos shkarkimet e para.

Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar se nga burgu i Shënkollit janë larguar 10 punonjës policie dhe një civil. Gjithashtu u largua nga detyra edhe përgjegjësi i sektorit.

Vërejtje janë bërë për drejtorin e burgut të Shënkollit, Gjergj Prendi, ndërsa u paralajmërua për shkarkim nga detyra për 19 punonjës.

Zjarri i rënë ditën e shtunë në këtë burg, shkaktoi vdekjen e 1 të dënuari (Flamur Sula, 25 – vjeç) dhe u plagosen 7 të tjerë, 5 të burgosur dhe 2 gardianë.

/

tvklan.al






Të ngjashme