Masa shtesë sigurie në burgun e Drenovës
Ngjarjet e fundit në burgun e Shënkollit dhe Vaqarrit kanë përforcuar masat e sigurisë në burgun e Drenovës.
Drejtoria e Burgut ka vendosur kufizimin e përdorimit të bombulave të gazit në orare të caktuara gjatë ditës dhe nën mbikqyrjen e punonjësve të burgut.
Në çdo qeli lejohet mbajtja vetëm e një bombule gazi që përdoret vetëm për kafe duke ndaluar përdorimin e bombulave për gatim.
Administrata e burgut nuk lejon qarkullimin e bombulave nëpër qeli të ndryshme, ndërsa gjatë orëve të natës të gjitha bombulat nxirren nga qelitë e të burgosurve.
Tv Klan