Vazhdon “ofensiva” e arrestimeve në Turqi
Në Turqi vijojnë arrestimet e personave të lidhur me grushtin e dështuar të shtetit, 2 javë më parë.
Forcat speciale kanë prangosur 11 ushtarë të tjerë që mendohet të jenë përfshirë në këtë përpjekje të një pjese të ushtrisë, për të marrë pushtetin me forcë.
Grupi akuzohet se natën mes 15 dhe 16 Korrik ka tentuar të hedhë në erë një hotel në një zonë turistike të vendit, ku ndodhej Presidenti Erdogan.
Të paktën 70 mijë persona deri tani janë arrestuar ose janë të dyshuar për përfshirje në grushtin e dështuar ndaj shtetit turk.
Tv Klan