Luiza Gega merr Medaljen e Mirënjohjes
Luiza Gega u nderua me Medaljen e Mirënjohjes nga Kryeministri Edi Rama, pak para nisjes së saj në Rio De Zhaneiro, për të marrë pjesë në lojërat olimpike.
Ky vlerësim iu dorëzua nga Zv/Kryeministri Niko Peleshi, i cili e vlerësoi arritjet e sportit, që ngriti imazhin e Shqipërisë në sytë e të gjithë botës.
Peleshi duke kërkuar ndjesë neglizhencën e viteve të kaluara në drejtim të sportit, tha se po punohet për të përmirësuar infrastukturën.
Atletja fituese e medaljes së argjendit në garën e 3000 metrave me pengesa në Europianin e Amsterdamit premtoi suksese të tjera në të ardhmen.
Tv Klan