Raporti për të burgosurit në Itali, shqiptarët në vend tretë për nga numri


Raporti për të burgosurit në Itali, shqiptarët në vend tretë për nga numri

13:52 02/08/2016

Autoritetet italiane të burgjeve kanë ngritur alarmin sa i përket mbipopullimit të tyre. Në një analizë të fundit, mbi kushtet në institucionet e ndalimit theksohet se në qeli ka mbi popullim, mungesë të kushteve bazë të jetesës. Po ashtu, Roma i druhet edhe një dënimi nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Por ajo që është më shumë shqetësuese, për ne shqiptarët janë shifrat. Ato shifra që tregojnë se shqiptarët janë të tretët në radhë, si të burgosur, 13.7 përqind. Në vend të parë janë marokenët, pastaj vijnë rumunët dhe shqiptarët.

Sipas të dhënave, 1 e 3 e të gjithë të burgosurve në Itali janë të huaj. Sa i përket aspektit fetar, në burgjet italiane më shumë janë kaotikë e më pas myslimanë.

/tvklan.al






Të ngjashme