Një dramë për ikjen dhe ardhjen e drejtorëve
“Kompleksi i Edipit” është drama e vetme shqipe që do të sjellë sezoni i ri artistik në Teatrin Kombëtar.
Dramaturgu Ferdinand Hysi, autori i veprës, sjell komedinë që luhet sa herë ikën dhe vjen një drejtor i administratës shtetërore. Origjina e ngjarjeve janë tre zarfe. Secili përmban një këshillë.
Zarfi mbi të cilin ndërton veprën Ferdinand Hysi është i pari. Drejtuesi i institucionit vdes dhe vendin e tij e zë një tjetër.
Në imagjinatën e dramaturgut nuk ka një emër konkret, është fenomeni që kërkon të godasë, i cili vazhdon të riciklohet aq sa thotë Ferdinand Hysi, nëse vepra do të ketë fatin të shfaqet edhe pas 20 vitesh njerëzit do të mendojnë se i flet aktualitetit të ditës.
Përmbajtjes së “Kompleksi i Edipit” do t’i japë formë regjisorja Elma Doresi.
Tv Klan