Fshehja e pasurisë nga Vlahutin, zyra e BE asnjë qëndrim për raportin
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin nuk ka ende një qëndrim lidhur me dokumentin e bërë publik ekskluzivisht një ditë më parë nga Televizioni Klan, ku thuhej se ajo është proceduar në vendin e saj, Kroaci, për mosdeklarim të të dhënave të sakta mbi pasurinë, duke shkelur Ligjin për Parandalimin e Konfliktit e Interesit.
Televizioni Klan i është drejtuar me disa pyetje zyrës së Delegacionit Europian në Tiranë, ku kërkon të dijë qëndrimin që ka kjo zyrë dhe vetë zonja Vlahutin për këtë çështje.
Zyra e BE -së ka konfirmuar se do të përgjigjet sa më shpejt të jetë e mundur, por deri në këto momente nuk ka ende një qëndrim lidhur me këtë dokument.
Tv Klan