Blejnë karrige të përdorur, ajo që zbulojnë në të i lë pa fjalë


Blejnë karrige të përdorur, ajo që zbulojnë në të i lë pa fjalë

18:03 02/08/2016

Një çift nga Britani bleu një karrige të përdorur për vetëm 5 paundë, por ajo që padyshim nuk prisnin ishte që brenda saj të fshiheshin bizhuteri prej diamandi, me vlerë 5 mijë paundë.

Angela Milner Brown, 50 – vjeç dhe bashkëshorti i saj Angus, 47, e blenë karrigen 10 vite më parë dhe e lanë në papafingo pasi nuk kishin para për ta rregulluar.

bizhute

Kur vendosën për ta bërë një gjë të tillë zbuluan se brenda kësaj mobiljeje të vjetëruar fshiheshin diamantët e çmuar.

Angela tregon se bizhutë i kishte gjetur bashkëshorti i saj, i cili e suprizoi atë fillimisht në përvjetorin e martesës me një unazë prej diamanti, që e kishte gjetur tek karrigia.

vethet

Për Shën Valentin, ai i dhuroi vëthët e më pas për Pashkë, një karficë.

Çifti vendosi që t’i çonte bizhutë tek ekspertët për të parë vlerën e tyre dhe padyshim që u shtangën kur morën vesh se të gjitha bashkë vlenin rreth 5 mijë paundë./tvklan.al





Të ngjashme