Panik tek udhëtarët, avioni merr flakë në Dubai
Një incident ka ndodhur në aeroportin e Dubait, duke shkaktuar panik te udhëtarët. Një avion i “Emirates” ka marrë flakë, pasi u përplas gjatë uljes për shkak të mosfunksionimit të një pajisje.
“Konfirmoj se një incident ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të Dubait më 3 gusht 2016, rreth orës 12: 45 me orën lokale”, ka thënë një zëdhënës. Në avionin “Boeing 777” ishin 275 pasagjerët dhe ekuipazhi. Deri tani fatmirësisht nuk është raportuar asnjë viktimë.
Të gjitha fluturimet nga Aeroporti ndërkombëtar i Dubait janë shtyrë deri në një njoftim të dytë nga autoritetet vendase.
“Emirates” është kompania ajrore më e madhe e Lindjes së Mesme, ndërsa aeroporti i Dubait është edhe nyja kyçe e transportit ajror mes Europës dhe vendeve të tjera të Azisë Lindore e Juglindore, një aeroport që u shërben më shumë se 66 milionë udhëtarëve në vit.
/tvklan.al