Qëlloi me armë në banesën e kushëririt, arrestohet 29-vjeçari


Qëlloi me armë në banesën e kushëririt, arrestohet 29-vjeçari

18:53 03/08/2016

Policia ka zbardhur dhe dokumetuar ngjarjen e ndodhur me 28 Shkurt të këtij viti, ku një person për motive pronësie është konfliktuar me kushëririn e tij dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri në banesën e këtij të fundit.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka arrestuar 29-vjeçarin Dolfi (Rudolf) Dobrozi, banues në Krujë .

Sipas policisë, Dobrozi ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 28.02.2016, rreth orës 01:40 , në fshatin Bilaj, Fushë-Krujë, në ambientet e një lokali, pasi ka konsumuar pije alkoolike është konfliktuar për motive pronësie me kushëririn e tij, Dritan Bodrozi, 43 vjeç.

Pas konfliktit Rudolf Dobrozi, ka marrë nja armë zjarri automatik dhe ka qëlluar në drejtim të banesës së kushëririt të tij, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të dëmtuar.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes  policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 2 gëzhoja dhe një predhë etë paplasur.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”për Veprën penale ” Vrasje me dashje”e mbetur në tentativë dhe”Mbajtje pa leje te armëve luftarake.”/tvklan.al






Të ngjashme