Sërish kanabis në Tepelenë, autorët nuk dihen


Sërish kanabis në Tepelenë, autorët nuk dihen

08:38 04/08/2016

Në zonën e Tepelenës kanabisi s’ka të mbaruar. Kështu në vazhdim të operacioneve për shkatërrimin e parcelave me kanabis, i radhës ka qenë zona e Kalivaçit.

Policia thotë se në vendin e quajtur “Zazan” janë zbuluar 17.500  bimë kanabis. Dita qindra metra më tutje policia ka gjetur edhe 1.180 bimë kanabis të tjera, në vendin e quajtur “Përroi i Zelenicës”. Në total janë zbuluar 18.680 bimë kanabis. Droga u asgjësua me anë të djegies.

Ndërkohë si në të shumta rastet, edhe këto parcela janë “pa autor”. Policia thotë se është duke punuar për identifikimin dhe më pas arrestimin e atyre që e kanë mbjellë. /

tvklan.al

 






Të ngjashme