Mbytet një pushues
Një pushues është mbytur në plazhin e Golemit. Sipas informacioneve, viktima është Mehdi Ndreu 82 vjeç, nga lagjia Partizani Elbasan.
Kanë qenë pushuesit e tjerë që kanë nxjerrë trupin e të moshuarit. Paraprakisht dyshohet se shkak për mbytjen të jetë bërë një infarkt, megjithatë policia po vazhdon hetimet.
/tvklan.al