Shitësit e heroinës të premten në gjykatë, Prokuroria kërkon arrest me burg
Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për Fadil Bamin dhe Eduard Gjatën, arrestuar me 5 kilogramë heroinë. Mësohet se organi i akuzës do të kërkojë arrest me burg për ta, për akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim.
Pritet që Prokuroria ta mbështesë kerkesën e saj në faktin se arrestimi i tyre është bërë në flagrancë, në një lokal në zonë e Parkut të Autobusëve në kryeqytet.
Sipas hetimit të kryera, Fadil Bami dhe Eduard Gjata ushtronin aktivitetin prej disa kohësh. Ata kryenin shitje në sasi të mëdha të heroinës për tregun e brendshëm të Tiranës. Kryesisht iu shisnin personave që ishin të interesuar për më shumë se dy kilogramë heroinë.
Lënda narkotike sigurohej në Turqi, ku hynte në Shqipëri nëpërmjet Kosovës dhe Pikës Kufitare të Kakavijës, me destination final Tiranën.
Të martën, policia, në momenti që arrestoi Bamin dhe Gjatën gjeti në një çantë rreth 5 kilogramë heroinë, e ndarë në 10 pako.
Droga shitej kryesisht në zonën e ish – Parkut të Autobusëve dhe Unazës së Re në Tiranë. Bami kishte rolin e organizatorit dhe si provë iu gjetën disa letra ku mbante shënime të personave që iu kishte dhënë lekë me fajde.
Policia bëri me dije se po punon për kapjen e dy shtetasve të tjerë të identifikuar, që janë bashkëpunëtorë të Gjatës dhe Bamit.
Tv Klan