PD: Vëllai i Fatmir Xhafajt, trafikant ndërkombëtar droge
Partia Demokratike ka publikuar një kërkesë të Gjykatës së Lartë të Venezuelës, për grupin ndërkombëtar të trafikut të drogës, ku sipas saj, protagonist është Agron Xhafaj, vëllai i kryetarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.
Opozita thotë se ky vendim gjykate sqaron pozicionin kyç të Agron Xhafajt, në bandën e trafikut ndërkombëtar të drogës me aktivitet në Itali, Shqipëri, SHBA, Kanada dhe Poloni.
Sipas demokratëve, Agron Xhafaj siguronte transportin në Itali dhe shpërndarjen për partnerë të tjerë, për të kryer më pas edhe veprimtarinë e shitjes në Bolonja.
Përfshirja e të vëllait të Fatmir Xhafajt në aktivitetet e narkotrafikut, thonë demokratët, zbulon dhe motivin pse kërkohej me çdo kusht që gjyqtarët e prokurorët të ishin nën urdhërat e kupolës Rama – Xhafaj, në mënyrë që të pastroheshin dosjet e krimit dhe të drogës.
Tv Klan